Ish-i tmerrshmi i boksit Mike Tyson vijon të duket në formë fenomenale fizike, teksa u ka dhënë fansave të tij një ide të re të forcës dhe shpejtësisë së tij të goditjes.
53-vjeçari ka nisur përsëri të godasë duke njoftuar se “jam rikthyer”, dhe se do të marrë pjesë në dyluftime ekzibicioni kundër rivalëve të vjetër si Evander Holyfield e Shannon Briggs.
I njohuri ndryshe si “Iron Mike” ua dërgonte mesazhin fansave të tij kinezë në platformën sociale Weibo duke thënë se me rikthimin e tij do “ngrej lart frymën e kryetarit Mao Cedung”.
Ai thotë: “Unë jam Mike Tyson, jam në rrjetin Weibo dhe ju njoftoj se ka një mundësi rikthimi. Do të rikthehem më ring dhe do të luftoj me frymën e Maos”.
Tyson – i cili ka bërë një tatuazh të ish-kryetarit Mao Cedung në shpatull– më tej në pamje nis të lëshojë një seri goditjesh në ajër dhe duket po aq në formë sa në vitet e kulmit të tij.
Por shfaqja e tij brutale ndërpritet nga ndërhyrja e qeni të tij, i cili e bën Tyson të shpërthejë në të qeshura. Iron Mike ka humbur rreth 15 kg vitet e fundit me ndryshime dietike dhe stërvitje.
Ai shpjegon: “E gjithë familja ime ka qenë obese dhe ky ishte qëllimi im, të mos vdes i tillë. Unë i respektoj dhe i dua ata, por nuk desha kufizime në jetën time. Ne jemi ajo çka hamë, unë nuk ha bukë dhe as patate. Ha gjërat me sa më pak karbohidrate të mundshme, si perime apo peshk. Kohët e fundit dhe pulë ose peshk ha një herë në dy muaj … dhe më pas vetëm stërvitje”
Top Channel