Gratë shtypen për vdekje në Sri Lanka gjatë shpërndarjes së ndihmës për Ramazan

21/05/2020 21:37

Tre gra janë shtypur për vdekje nga turma gjatë shpërndarjes së ndihmave ushqimore në kryeqytetin e Sri Lanka-s, Colombo nga dëshpërimi i popullsisë pas shkatërrimit të ekonomisë nga masat e koronavirusit.

Rreth 1,000 njerëz po mbanin radhë jashtë një magazine private për dhuratat e përvitshme të muajit të Ramazanit, tha deputeti i zonës Mujibur Rahman.
Dhuratat me vlerë 1,500 rupi ose rreth 8 dollarë, vlejnë sa rroga ditore e një punëtori.

“Disa njerëz u përpoqën të kalonin pa rradhë dhe kjo bëri që gratë që ishin në krye të turmës të rrëzoheshin dhe u shtypën për vdekje,” tha Rahman për agjencinë e lajmeve AFP.

Nëntë njerëz të tjerë u plagosën rëndë dhe u dërguan në spital, tha ai, duke shtuar se sivjet numri i njerëzve ishte më i madh se zakonisht, në eventin që zhvillohet prej dekadash.

“Njerëzit nuk kanë marrë para prej dy muajsh prej bllokadës së koronavirusit. Ata janë të dëshpëruar dhe kur dëgjuan për donacionet e sotme, erdhën me mijëra”, tha ai.

Biznesmeni që shpërndante ndihmat nuk është emëruar nga autoritetet, të cilat thanë se ai dhe pesë asistentë janë arrestuar për shkelje të rregullave të pandemisë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA