Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku pas një sherri me thika kanë mbetur të plagosur dy të rinj.

Përkatësisht, shtetasit E.Gj.,rreth 30 vjeç, dhe S.T., rreth 22 vjeç, kunetër, ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2020, rreth orës 11:45, pas një konflikti të çastit kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës,(thikë) shtetasit E.Gj.,rreth 30 vjeç, dhe S.T., rreth 22 vjeç, (kunetër) , të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe shkakun e ngjarjes.

Top Channel