“The Bandit”/ Brenda aeroplanit luksoz të Roman Abramovich, që ka edhe…

20/05/2020 10:10

Flota e avionëve të Roman Abramovich është vlerësuar në rreth 500 milionë dollarë, por asnjë nga avionët e tij privatë nuk mund të krahasohet me ‘The Bandit’.

Pasi bleu avionin në 2004, shkruan Daily Mail, oligarku rus e shndërroi Boeing 747-33A ER në një nga avionët më luksozë privatë në botë dhe besohet të ketë vlerë rreth 300 milionë dollarë.

Pronari i klubit futbollistik anglez Chelsea mban “pallatin e tij të personalizuar” në objektin e Aviacionit Harrods në London Stansted Airport, me “The Bandit” që ka një dizajn të shkëlqyeshëm të brendshëm dhe një sistem sigurie.

Dizajni i brendshëm është i përbërë nga dru të shtrenjtë, zbukurime ari dhe metale të tjera luksoze, të cilat ishin vetëm disa nga ndryshime e bëra nga oligarku, pas blerjes së aeroplanit.

Aeroplani luksoz i Abramovich gjithashtu përmban një sallë banketesh e cila mund të mbajë deri në 30 persona, ndërsa ai gjithashtu vendosi për ndërtimin e një kuzhine, zyre dhe dhome gjumi me një krevat dopio masiv në bordin e avionit.

Përveç dizajnit, “The Bandit” thuhet se është gjithashtu një nga avionët më të sigurt në planet për shkak të sistemit të tij të gjerë të sigurisë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA