Që nga fillimi i përhapjes së virusit, në Francë janë regjistruar 28.022 vdekje, ndërsa numri i të infektuarve është 143.427, prej të cilave 524 janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Ministri i Shëndetësisë së Francës, Jerome Salomon, theksoi se kjo dëshmon që bllokimi dhe masat e distancimit social për javë me radhë në Francë po japin efektin e tyre.

Janë regjistruar 140 raste të reja të vdekjeve, që është një rritje pre 9 vdekjeve në krahasim me ditën paraprake. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 në spitale është 17.714, ndërsa në shtëpitë e pleqve kanë ndërruar jetë 10.308 persona.

Që nga fillimi i përhapjes së virusit, në Francë janë regjistruar 28.022 vdekje, ndërsa numri i të infektuarve është 143.427, prej të cilave 524 janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Numri i pacientëve të hospitalizuar qëndron në 18.468, duke regjistruar një rënie prej 547 pacientëve. Numri i pacientëve në kundes intensiv është 1.894, që është një rënie prej 104 në krahasim me ditën paraprake.

Përkundër ashpërsisë së virusit, shumica e njerëzve pësojnë simptoma të buta dhe shërohen. Që nga fillimi i përhapjes së virusit, në Francë janë shëruar 62.563 persona nga COVID-19.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësi (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4.86 milionë, me mbi 1.8 milionë të shëruar dhe mbi 321 mijë të shëruar.

Top Channel