Hani i Hotit -Shkodër është një prej akseve rrugore me të rëndësishme në vendin tonë, pasi lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe pastaj me vendet e Bashkimit Europian.

Çdo vit, nëpër ketë rrugë kalojnë qindra e mijera turist të huaj të cilet duan të vizitojnë Shqipërinë por cili është imazhi i pare me të cilin ne i mirëpresim ata ?

Mbeturinat dhe internet janë kudo në dy anët e kësaj rruge, të cilat janë të hedhura prej kohësh nga qytetarët por edhe biznese. Ky aks rrugor kalon mes dy bashkive, asaj të Malësisë se Madhe dhe Shkodres por disa aksione sporadike nuk mjaftojnë. Ndërkohë Inspektoriati i Mjedisit vijon të qëndrojë në heshtje duke lejuar edhe me tej ndotjen. Një imazh i shemtuar janë edhe godinat e amortizuara prej vitesh, një pjese pronë shteterore.

Pervec aksit Hani Hotit – Shkodër, një tjetër rruge e rëndësishme është edhe ajo Shkodër- Lezhe por ketu situata paraqitet pak me ndryshe. Në të dy anet e rrugës nuk ka prani të madhe të mbeturinave dhe inerteve por problem është prania e biznesit shume afer rruges. /Klodian Zhivani/

Top Channel