Reshje të dendura shiu kanë rënë në Michigan të SHBA-ve, ku si pasojë dy diga kanë shpërthyer, duke detyruar rreth 10,000 mijë banorë të evakuohen.

Për më pak se 24 orë, familjet që jetojnë përgjatë dy liqeneve dhe një lumi, janë urdhëruar dy herë që të braktisin shtëpitë e tyre.

“Përmbytje jashtëzakonisht të rrezikshme janë duke vazhduar përgjatë lumit Tittabawassee, në qarkun Midland, për shkak të shkatërrimit të digave mbajtëse”, shkroi shërbimi kombëtar i motit në web-faqen e saj në internet.

Ndërkaq, Guvernatorja e Michiganit, Gretchen Whitmer, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Midland County dhe u bëri thirrje banorëve të kërcënuar nga përmbytja, të evakuojnë zonën. Gjithashtu ajo shtoi se janë ngritur çadra për banorët e rrezikuar.

“Kjo është ndryshe nga gjithçka që kemi parë në Midland County. Nëse keni një anëtar të familjes ose një person të afërm që jeton në një pjesë tjetër të shtetit, ju bëj thirrje të shkoni atje përkohësisht”, tha Whitmer.

FOTO GALERI
2/23

Top Channel