Ka një mospërputhje midis asaj çka po ofrohet nga ndërtuesit dhe asaj çka kërkohet nga individët. Mbi të gjitha, asnjë bankë nuk të financon një kredi për të blerë një apartament në një kullë, pasi niveli i riskut për bankat është tepër i lartë.
“Bankat kanë disa kritere nga pikëpamja teknike për dhënien e kredisë. 70% mund të merret kredi e vlerës që ti duhet të blesh një objekt të paluajtshëm, dhe 30% kredimarrësi duhet ti ketë vetë. Kësti i kredisë nuk duhet të jetë më shumë se 35-40% e të ardhurave. Pra nëse ti merr 100 lekë nuk mund të paguash më shumë se 35 mijë lekë këst se pjesa tjetër të duhet për të jetuar dhe për të plotësuar nevojat e tjera të jetesës”, Spiro Brumbulli
“Kemi 30 vjet që nuk kemi politika të mirëfillta kombëtare se si do të bëhet bashkë numri i popullsisë, burimet natyrore dhe burimet financiare të cilat janë tre shtyllat kryesore të zhvillimit”, tregon Urbanisti Gent Kaprata.
Top Channel