“Jam mbipeshë”/ Çiljeta tregon se sa kilogramë ka shtuar gjatë periudhës së karantinës

19/05/2020 19:13

E kuruar në çdo detaj, është e vështirë të mendosh një Çiljetë mbipeshë. Por  e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtarja zbuloi se këtë kohë në karantinë, ka shtuar disa kilogramë. Madje thotë se ka shkuar 73 kilogramë, ndërsa kur ka qenë në muajin e nëntë të shtatëzanisë me djalin e saj, Fernandon,  tregon se ka qenë 74. Për t’iu rikthyer peshës optimale, Çiljeta thotë se do të ndjekë një dietë rigoroze.

“Unë jam shëndoshur shumë në fakt këto dy muaj, jam gjashtë kilogram mbi peshë. U peshova një dite dhe isha 73 kg, 74 kam qenë me Fernandon në muajin e nëntë të shtatëzanisë. Unë e kam shëndetin vende vende.

Këto kilogramë do të hiqen avash avash, me një dietë të mirë dhe i rikthehemi normalitetit”, tha këngëtarja.

Top Channel