Çiljeta i thotë të birit të gjejë një partnere më të bukur se ajo/ Përgjigja e Fernandos është epike

19/05/2020 19:05

Çiljeta Xhilaga, është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Këngët e Çiljetës janë kthyer në hite, por dhe bukuria e saj është komentuar ndër vite. Tashmë 35-vjeçe dhe nëna e një djali të quajtur Fernando, jeta e saj duket se ka marrë një rrjedhë tjetër

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Çiljeta zbuloi raportin që ka me të birin. Ajo thotë se me të sillet si shokë dhe diskutojnë për gjëra nga më të ndryshmet.  Një diskutim mes tyre, këngëtarja e zbuloi për ndjekësit e “Ftesë në 5”. Ajo tha se Fernandon e këshillon shpesh që të gjejë një partnere të bukur, sikurse dhe ajo. Por reagimi i vogëlushit është epik, “s’ka shanse më thotë Fernando”, zbuloi Çiljeta.

“Mezi prisja që të rritej dhe të ishim si shokë dhe tani e kam si shok. Ai është shumë i dashur, ngrihet nga playstation, teksa është duke luajtur dhe vjen e më puth. I them shpesh të gjesh një nuse dhe të gjesh një nuse më të bukur se ka qenë mami dikuar dhe ai që thotë me seriozitetin më të madh, s’ka shanse”, tregon Çiljeta.

FOTO GALERI
6/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA