Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se vendi ka regjistruar 1.022 raste të reja në 24 orët e fundit.

Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se me rastet e reja, numri i përgjithshëm rasteve të koronavirusit në vendin e tij është rritur në 151.615, prej të cilave vetëm 34.521 mbesin raste aktive. Aktualisht ka 882 pacientë në kujdes intensiv.

“Ka një rënie të pritshme të numrit të rasteve të reja. Numri i pacientëve në kujdesin intensiv është në rënie”, shtoi ai.

Ai po ashtu njoftoi se numri i të shëruarve nga ky virus ka arritur në 112.895, me 1.318 të shëruar në 24 orët e fundit.

“Numri i pacientëve të shëruar është në nivelin e parashikuar”, tha Koca.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi është rritur në 4.199, me 28 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, që është numri më i ulët i vdekjeve ditore që nga 29 marsi.

Ministri turk njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë kryer mbi 25 mijë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer mbi 1.67 milionë teste.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësi (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4.83 milionë, me mbi 1.8 milionë të shëruar dhe mbi 319 mijë të shëruar.

Top Channel