19 vjeçarja me shami po shkonte për në shtëpi, qëllohet për vdekje me armë nga tre persona që ishin në makinë

19/05/2020 22:39

Një 19-vjeçare me origjinë nga Libani, por që prej kohësh jetonte në Blackburn të Britanisë së Madhe, është qëlluar me armë zjarri, nga tre burra brenda një makine dhe si rezultat ka ndërruar jetë. Kamerat e sigurisë në rrugë, kanë regjistruar të gjithë momentin tronditës.

Në videon e publikuar, shikohet  19-vjeçarja e identifikuar si Aya Hachem,  duke shkuar për në shtëpi, por papritur  një makinë tip “Toyota Avensis” i afrohet pranë dhe tre burrat që ndodheshin brenda saj, qëllojnë mbi të.

Megjithëse urgjenca mjekësore, u mundua që ta dërgonte me shpejtësi për në spital Ayan, e reja nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë raportohet, se tre burra, të moshës 49, 44 dhe 46 vjeç janë arrestuar nga policia dhe po pyeten mbi rastin.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA