Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në një komunikim live shpjegoi se pse duhet një teatër i ri dhe pse u shemb i vjetri në vend të rikonstrukturimit.

“Po e bëjmë live meqë jemi dhe në rrjetet socale, që mesazhi të shkojë te të gjithë. Ka qenë një fundjavë shumë e vështirë, Ka nisur një gjueti shtrigash, një lincim publik, por dua tju them që merrni zemër, nqs këto do ishin vendime të lehta do i kishte bërë ai që ishte para meje.
Është një moment i ngjashëm me atë të Astirit. Ka qenë për të gjithë e vështirë , sepse nuk është mirë kur zgjohesh në mëngjes dhe gjen mallkimet të të vdesë djali, nuk është e lehtë.

Them se keta që kanë këtë fjalor nuk kanë shkelur kurrë në teatër. I kuptoj hienat politike dhe lojën e tyre. Patëm një votim unanim me 60 vota për ecjen përpara të qytetit tonë. Njerëzit janë zgjedhur për të marrë vendime të vështira. Nëse do të kishin qenë të lehta, do i kishin marrë të tjerët para nesh, Basha. Nuk është e lehtë të zgjohesh në mëngjes me mallkime, por ishte një vendim i vështirë, por i drejtë. Në terma të përgjithshëm, bëhet fjalë për një teatër 8930 m2, pra trefish krahasuar me ekzistuesin dhe gjashtëfish nga ajo që ishte në hipotekë.

Auditori kryesor do të ketë 650 vende në një hapësirë gjigande prej 750 m2, ndërkohë që vetëm skena gjigande do të jetë 630 m 2 e përshtatshme për të gjithë veprat artistike.

Ky projekt plotëson edhe ëndrrën e kahershme të aktorëve për ambiente ndihmësve. Në vend të kutive prej kartoni apo dollapëve plot myk, në dispozicion të aktorëve si ambiente ndihmëse do të jenë 520 m 2, ndërkohë që 1800 m 2 do të shërbejnë si ambiente ndihmëse për skenën.

E konceptuar të jetë edhe si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art, godina e projektit të Teatrit të Ri ofron edhe dy salla Black Box me 150 vende dhe 350 vende, duke i dhënë shansin grupeve të ndryshme artistike, mes tyre edhe të rinjve, që të ngjisin në skenë veprat e tyre. Falë një arkitekturë me dizajn modern, Teatri do të ketë edhe një auditor të hapur në tarracë për në pranverë dhe verë me 380 vende, duke krijuar një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, me të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore.

Godina e re do të ketë edhe depo për ruajtjen brenda të gjithë standardeve të materialeve të Teatrit, zyra administrative, hapësira teknike etj. Teatri do të ketë të inkorporuar edhe një hapësirë publike, ku do të jetë recepsioni për të dhënë informacione për artdashësit, ambiente të tjera ndihmëse, si dhe katering që mund të shfrytëzohet nga aktorët gjatë provave apo publiku para apo pas shfaqjeve që do të jepen.

Kjo është skeda teknike e TK së ri.

Sa për pyetjet se pse nuk u rikonstrukturua po ju them se Teatri i vjetër nuk mund të rikonstrukturohej për të qenë një teatër bashkëkohor. Siç e patë aty doli tallash, dhe nuk kishte si të zgjerohej më shumë, nuk ekziston më ajo teknologji përvecse në Afrikë që ta restauronim me tallash.
Nuk gjetëm një gram beton apo çelik që të mbante. 97 nga 98 aktorë plus 60 vota në këshillin bashkiak donin një teatër të ri”, tha Veliaj.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA