“Pati përqafime”/ Maturanti i Sami Frashrit rrëfen se si e përjetoi rifillimin e shkollës

18/05/2020 17:55

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte maturanti i Gjimnazit “Sami Frashëri”, në kryeqytet, Arkid Kaleci.

Arkidi, rrëfeu përjetimet e tij për këtë rifillim të shkollës, pas një ndalese prej afro tre muajsh. Si një maturant këtë vit, pandemia, Arkidin por edhe moshatarët e tij, i privoi nga festa e maturës, e cila sipas udhëzimeve të ministres Besa Shahini, nuk do të zhvillohet këtë vit. Megjithatë, Arkidi zbuloi se si klasë kanë menduar për të bërë ndonjë organizim, kur situata të jetë më e qetë.

“Sot jam zgjuar më herët se zakonisht dhe ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Dita ishte shumë ndryshe, ishte e veçantë, ishim të lumtur dhe të emocionuar. Pati përqafime, vetëm midis miqve më të ngushtë, ndërsa miqve kishte shtrëngime duarsh, kishim dorashka dhe s’besoj se ishte ndonjë problem.

Në momentin që hymë në shkollë, na priti personeli i shkollës. Zyshat na udhëzuan në klasat ku duhet të shkonim. Mua më pëlqeu shumë mësimi, por më shumë kjo në klasë sesa online. Po të bëhet fjalë për kthimin në shtator, do të thoja që ngjan deri diku. Shumë prej nesh kishin bërë gati dhe kostumet që do të vishnim. Ne menduam si klasë që një herë në dy ditë, të shkojmë dhe të luajmë volejboll në fushat e dinamos, ndërsa kemi menduar dhe një darkojmë sëbashku”, u shpreh Arkid.

Top Channel