‘Familja ime pret telefonatën time sa herë jam në një mision’, komandanti: Efektivët e RENEA-s janë njerëz me shpirt dhe ndjenja, por profesionistë të trajnuar për situata ekstreme Rreth 500 institucione arsimore parauniversitare hapën dyert këtë të hënë vetëm për maturantët. Pas 70 ditësh në karantinë, klasat e 12 u rikthyen në shkollë për të përsëritur njohuritë e marra para datës 9 mars.
Për 3 javë, nga 18 maji deri në 5 qershor maturantët do të zhvillojnë 15 orë përsëritje në mjediset e shkollës te dezinfektuara dhe me masa mbrojtëse, maska e doreza.
Veç gjimnazeve, janë vënë në dispozicion të maturantëve edhe shkollat 9 vjecare në mënyrë që të bëhej i mundur respektimi i distancës, në klasa me jo më shumë se 15 nxënës.
Si psh në shkollën 9 vjecare “4 dëshmorët” po zhvillojnë procesin mësimor gjimnazistët e Sami Frashërit.
Për shkak të shtimit të klasave, mësuesit i kanë plotësuar ata të viteve të para dhe të dyta. Drejtoria e përfjithshme e arsimit parauniversitar i tha Top Channel se në proces do të angazhohen mësuesit e lëndëve përkatëse,të cilët kanë dhënë mësim me këta nxënës deri tani si dhe mësues të profilit përkatës, të viteve të tjera. Kategoria e mësuesve të lëndëve te tjera jashtë profilit, sipas drejtorisë arsimore, është thirrur në detyrë të ndihmojë në administrimin e procesit, për të zbatuar me përpikmëri protokollet shëndetësore të covid -19.
Në të gjithë shqipërinë Rreth 1500 maturantë nga 31000 që do u nënshtrohen 4 provimeve të maturës kanë zgjedhur të mos rikthehen në bankat e shkollës por të punojnë individualisht.
Ndërsa në Tiranë, 17 persona, 16 nxënës dhe 1 mësues të klasave të 12-a nuk janë lejuar të ndjekin mësimin, pasi temperatura u ka rezultuar më e lartë se 37.5. Numri më i lartë ishte në shkollën e mesme Qemal Stafa, me 11 nxënës dhe 1 mësues. Me pas gjimnazi Sinan Tafaj me 4 raste , e 1 nxënës te Sami Frashëri.
Top Channel