Organizata Botërore e Shëndetësisë “e ka lëshuar herët alarmin” për koronavirusin, por trajtimi i pandemisë do të hetohet në mënyrë të pavarur, deklaroi shefi i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai e mbrojti përgjigjen e organizatës së tij ndaj sëmundjes ngjitëse duke thënë se u ka dhënë vendeve paralajmërime, udhëzime dhe këshilla të bollshme. Ai megjithatë, e mirëpriti rezolutën e propozuar me nismën e Bashkimit Europian, për të rishikuar përgjigjen e kësaj organizate ndaj pandemisë që gjunjëzoi globin në mënyrë të paprecedent, ndërsa theksoi se ajo duhet të përfshijë “të gjithë aktorët, me mirëbesim”.

Duke pranuar se “ka pasur mësime që janë mësuar”, Ghebreyesus tha se do të nisë një hetim të pavarur të përgjigjes së OBSH-së sa më shpejt që të jetë e mundur.“Do të inicioj një vlerësim të pavarur, në momentin e parë të duhur, për të shqyrtuar përvojën e fituar dhe mësimet e marra, si dhe për të bërë rekomandime, për të përmirësuar gatishmërinë dhe përgjigjet kombëtare dhe globale ndaj pandemisë”, u shpreh numri një i OBSH-së.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar hapur këtë organizatë për keqmenaxhim të krizës e për këtë arsye, edhe ia ndërprenë asaj fondet e tyre në muajin prill. Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se OBSH-ja “ka qenë mjaft e përqendruar rreth Kinës” dhe se kjo e fundit duhet të përballet me pasoja nëse ka qenë “me vetëdije përgjegjëse” për pandeminë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA