Presidenti i Kinës Xi Jingping deklaron se vendi i vet ka vepruar me transparencë të plotë dhe me shpejtësi ndaj sëmundjes, duke ofruar, sipas tij, të gjithë informacionet në kohën e duhur e duke ndihmuar me çdo mënyrë shtetet e tjera në nevoje gjatë emergjencës së koronavirusit.

Xi pretendon se Pekini e ka lajmëruar OBSH-në në mënyrë të rrufeshme e tha se hetimi mund të zhvillohet kur të ketë mbaruar pandemia. Kreu i shtetit kinez i bëri këto komente ne Asamblenë e 73-të të OBSH-së, duke shtuar se do të japë edhe “dy miliardë dollarë ndihma ndërkombëtare gjatë 2 viteve të ardhshme për të luftuar efektet e pandemisë”.

Komentet e tij vijnë në ditën kur 100 vende, përfshirë dhe Rusinë, i kanë dhënë mbështetjen e tyre rezolutës që do të paraqitet në Asamblenë Botërore të Shëndetit e ku bëhet thirrje për një hetim të pavarur mbi sëmundjen. Rezoluta e hartuar nga Bashkimi Europian vjen në vazhdën e një nisme të Australisë për te verifikuar mbi mënyrën sesi e menaxhoi Kina krizën në fillesat e saj.

Pekini reagoi ashpër duke e akuzuar Kanberrën për “një lëvizje të përgjegjshme”, e cila sipas tij “ mund të dëmtojë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër pandemisë”. Takimi i 194 shteteve anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), po zhvillohet në formatin online.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA