Të shtëna me armë në Mamurras, dy persona nisen me urgjencë drejt spitalit të Traumës

17/05/2020 22:46

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në qytetin e Mamurrësit.

Sipas burimeve të plagosurit janë nisur drejt spitalit të traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen dhe kapjen e autorit.

Sa u përket të plagosurve bëhet fjalë për dy djem të rinj, rreth të njëzetave.

Top Channel