Kërcënohet Merkel, trëndafila të kuq dhe gur varri

16/05/2020 17:29

Policia gjermane ka njoftuar ditën e sotme nisjen e një hetimi, pasi një gur varri u gjet para zyrave  të kancelares, Angela Merkel, sa i përket masave që pritet të dekretojë kancelarja me qëllim ndalimin e transmetimit të koronavirusit.

Kjo mënyrë e të protestuari erdhi, ndërsa mijëra demonstrues u përgatitën të mblidhen në qytete të mëdha gjermane përfshirë Stuttgart, Mynih dhe Berlin kundër masave të izolimit në shtëpi, shkruajne mediat e huaja.

Trëndafila të kuq dhe qirinj u vendosën rreth gurit të varrit, i cili mbante mbishkrimin: “Liria e shtypit, liria e mendimit, lëvizja dhe Kuvendet – Demokracia 1990-2020”, tha policia në një deklaratë.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë CDU të Merkel, Paul Ziemiak, e quajti gurin e varrit para zyrës së Merkel “një veprim me shije të hidhur”. Tashmë Gjermania po përballet me një valë në rritje demonstrimesh nga teoricienët e komplotit, ekstremistët, të cilët kanë alarmuar Merkel dhe qeverinë e saj.

Fillimisht tubimet nisën duke filluar si një grusht protestuesish, që nuk mbështesnin kufizimet e ashpra që miratoheshin për të ndaluar transmetimin e koronavirusit. Por së fundmi protestat janë rritur në javët e fundit dhe marrin pjesë mijëra njerëz nga qytetet më të mëdha gjermane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA