GREQI- Një tjetër tërmet ka lëkundur Greqinë mëngjesin e sotëm. Sipas EMSC ky tërmet ka pasur magnitudë 4.4 rihter, ndërsa ndjeshmëria e lëkundjes ka qenë e fortë.

Epiqendra e lëkundjes ka qenë 9 km larg nga zona e quajtur Ayios Nikolas, ose rreth 73km nga Patra. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 27 kilometra. Deri më tani nuk është raportuar për dëme.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm një tjetër tërmet tronditi ishullin e Kretës. Goditja e këtij tërmeti është regjistruar në orën 05:30 të mëngjesit, në juglindje të Kretës.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA