FOTO/ Shpikja e gjermanëve për të ruajtur distancën në kafene

16/05/2020 10:53

Një kafe në Gjermani ka detyruar klientët e saj që të vendosin ‘kapele’ për t’u siguruar se ata po respektojnë distancën sociale.

Konsumatorët ulur jashtë Cafe & Konditorei Rothe në Schwerin, Gjermani. Të gjithë duhet të mbanin kapelen nëse dëshironin të pinin kafe.

Fotot e këtij stili unik për distancën janë shpërndarë në mediat sociale, duke marrë reagime të mëdha.

Klientët e kafes duken mjaft të relaksuar, ndërsa komentuesit në media sociale e kanë quajtur shumë të nevojshme edhe shumë të mirë ‘shpikjen’ gjermane.

Kafet dhe restaurantet në Gjermani janë duke u rihapur, pasi vendi ka marrë masa për lehtësimin e izolimit nga pandemia.

Qeveritë lokale kanë ndjekur oraret e tyre për t’i lënë restorantet dhe kafenetë të rihapen që nga 11 maj, si pjesë e lehtësimit të kujdesshëm të kufizimeve.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA