“Zhaku provokon”/ Nxehen gjakrat mes Rudi Hizmos dhe gazetares

15/05/2020 19:55

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishin të ftuar gazetarja Zhaklin Lekatari dhe moderatori Rudi Hizmo. Në studio po flitej mbi një mesazh vulgare që i është dërguar Zhaklinës në rrjete sociale. Rudi u shpreh se Zhaklin provokon me anë të shkrimeve apo ideve të saj, ndaj ka marrë dhe këto mesazhe. Ndërsa Zhaklin, u shpreh kundër këtij mendimi.

Rudi Hizmo: Zhaklin ka një rol provokatori në publik, që sigurisht provokon dhe merr reagime. Normalisht kur kryen një rol të tillë do të kesh reagime.

Zhaklin Lekatari: Rudi çfarë thua. Nëse ti flet për orientimin seksual është normale të ngacmohesh seksualisht?!

Rudi Hizmo: Në momentin që bëjmë një shkrim dhe merr një vëmendje publike. Të thuash djemtë shqiptar s’dinë të bëjnë seks, kjo është provokacion.

Zhaklin Lekatari: Opinioni nuk sjell në përfundime empirike, argumenti po. Kur duhet të arrish në diçka përmenden fakte. Këto që unë bëj nuk janë provokime, janë problematika që ne përballemi përditë.

Rudi Hizmo: Publiku e gjykon vetë titujt a janë provokativ ose jo provokativ, unë nuk hy në atë pjesë.

Rudi Hizmo: Unë në shoqërinë time, kemi një term për marrëdhënien seksuale që e quajmë seks. Nëse do të flasim a ekziston. Shoqëria shqiptare e dënon jashtëzakonisht shumë, nëse një mashkull të drejtohet ty me atë mënyrë. Nëse do të ishte nusja ime, motra ime, unë do ndihesha keq. Ne kemi qenë hipokrit në shumë gjëra edhe për marrëdhëniet seksuale. Nuk mund të vendosim në një enë të gjithë meshkujt. Femrat janë provokuese përmes trupit të tyre.

Zhaklin Lekatari: Ky nuk është një fenomen që më ka ndodhur vetëm mua, por i ka ndodhur femrave shqiptare.

Top Channel