UEFA ndryshon kurs/ ‘Zbutet’ për Fair Play financiar

15/05/2020 10:58

Impakti i pandemisë në futboll vazhdon të jetë i rëndë, dhe efektet e krizës rrezikojnë të rrezatojnë më shumë.

Pikërisht për këtë UEFA po mendon për të modifikuar disa rregulla në të ashtuquajturin Fair Play Financiar, atë që balancon fitimet me shpenzimet dhe u krijua për të mbrojtur klubet nga falimentimi, por edhe për të ndihmuar të vegjëlit të konkurrojnë.

Me objektivin për të liruar disi skuadrat e fuqishme duke i dhënë edhe hapësira të tjera për manovrimet me bilncet, qeveria e futbollit kontinental synon që qarkullimi i parave dhe financat të ndihmojnë me krizën këto muaj. Mes ndryshimeve të rëndësishme sipas Radios RMC, është dhe shtimi i fashës kohore për të analizuar llogaritë ekonomike të skuadrave, jo më 12 muaj por 24.

Maksimumi pasiv në nivel llogarish sipas UEFA-s do të shkojë nga 30 milionë në 60 milionë Euro. Gjithashtu do të pezullohen auditimet për vjeshtën e këtij viti dhe pasqyrat financiare do ratifikohen në kohë të shkurtër. Sigurisht për klube si Mancester Siti apo Paris Sën Zhermen nuk është një revolucion i vërtetë por sigurisht përfaqëson një lehtësim të dukshëm, për një emergjencë që nuk ishte parashikuar.

Top Channel