Ditën e sotme në studion e Top Talk kanë qenë të ftuar Fabian Topallaj, Robert Budina dhe Laert Vasili.
“ Sekretaria e këshillit bashkiak ka njoftuar që do të zhvillohej një mbledhje në mesditën e sotme, për të vendosur disa çështje të këshillit bashkiak Tiranë, ndër të cilat u fut dhe në minutat e fundit edhe çështja e prishjes së godinës së tetarit kombëtar. Ajo që ishte befasuese, ishte fakti që pavarësisht se në email-et njoftuese thuhej që votimi do të kryhej online në orën 12:00 të ditës së sotme, këshilli bashkiak dhe Bashkia e Tiranës, nxorën që ky votim kishte ndodhur që dje. Kjo nuk ka qenë gjë tjetër vetëm një akrobaci e Erjon Veliaj për ta mbajtur të fshehtë dhe për ta shmangur nga debati publik, çështjen e prishjes apo jo të teatrit kombëtar”.
Kështu u shpreh në studion e emisionit “Top Talk”, këshilltari i bashkisë së Tiranës në radhët e Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj.
Teksa aktori Laert Vasili tha: Në një çast duhet të mbarojë e gjithë thashethemnaja dhe spekulimi mbi këtë çështje, sepse bëhet fjalë për ndërtimin e një godine të re, ashtu siç e meriton teatri kombëtar. Pra duke ruajtur dhe duke pasur parametrat dhe standardet europiane dhe botërore që ka nevojë një godinë e teatrit kombëtar, për t’i shërbyer publikut, për t’i shërbyer aktorëve dhe asaj që ka mision. Pra zbutjen dhe qytetërimin e shpirtrave njerëzorë, që jetojnë në atë hapësirë gjeografike të caktuar, që quhet Tirana apo Shqipëri.
Denis Dyrnjaja: Jeni ju të gatshëm të dialogoni sikurse bëhet thirrje dhe nga ambasadori britanik?
Robert Budina: Çështja e teatrit kombëtar besoj se i ka kapërcyer çështjet e reformës dhe marrëdhënies pozitë-opozitë. Ka futur në dilemë marrëdhëniet e popullit me qeverisjen e vet. Ka nxjerrë në pah të gjitha problemet të gjithë korrupsionin galopant, të gjithë kancerin e shoqërisë shqiptare, të gjithë mënyrën sesi bëhet politikë në Shqipëri, se si abuzohet me të se si shtrembërohet vullneti i popullit, se si vidhet populli. Në sheshin kombëtar janë përfshirë shumë gjëra, ne i kemi artikuluar për 2 vite e tre muaj, por mbase ju nuk e keni pasur mundësinë t’i dëgjoni, ato që kemi thënë në sheshin e teatrit kombëtar. Duke qenë se godina e teatrit kombëtar kishte vlera arkitektonike, kulturore, historike. Ne bëmë një aplikim në Europa Nostra, një organizatë rreth 60 vjeçare në Evropë, e cila merr përsipër restaurimin e vendodhjeve më të rrezikuara. Ato e shpallën teatrin kombëtar si një vlerë e padiskutueshme edhe evropiane.
Top Channel