Ndërsa rastet e koronavirusit në botë kanë kapërcyer tashmë shifrën 4 milionë, më shumë se 1.7 milionë të tjerë, sipas universitetit John Hopkins, janë shëruar.

Zyrtarët dyshojnë se numri i të shëruarve është akoma më i lartë nga ai i raportuar pasi personat me simptoma të lehta ose ata që janë asimptomatikë, as nuk janë testuar në shumë vende.

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në SHBA, i deklaron njerëzit të shëruar Bazyar në dy strategji: ajo e bazuar në simptoma dhe e bazuar në teste. Sipas strategjisë së bazuar në simptoma, shërimi konsiderohet zhdukjen e temperaturës ka përdorur mjekimet që e reduktojnë atë dhe përmirësim të simptomave respiratore. Në rastin e strategjisë të bazuar tek testet, personi duhet të ketë rezultate negative nga testet e kryera në të paktën dy kampionë të njëpasnjëshëm brenda 24 orësh. Një person asimptomatik, që ka rezultuar pozitiv, mund të ndalë izolimin nëse ka kaluar 10 ditë pa simptoma që nga testi i parë pozitiv i tyre.

Që nga fillimi i pandemisë, zyrtarët kanë patur besimin se pjesa më e madhe e të infektuarve do të mund të shërohej pa ndërhyrje mjekësore. Shqetësimet kryesore të tyre kanë patur në qendër popullatat vulnerabël, përfshirë personat mbi 65 vjec me kushte të tjera shëndetësore. Në gjermani, vendin me numrin e dytë më të lartë të të shëruarve, pas SHBA, personat e moshës mbi 70 vjeç, përbëjnë më shumë se 80 për qind të numrit të viktimave. Ndërsa Spanja është vendi i tretë për sa i takon numrit të të shëruarve dhe është aktualisht në fazën e rihapjes. Por edhe pse vende të ndryshme po fillojnë të zbusin kufizimet, zyrtarët paralajmërojnë se jeta nuk do të kthehet në normalitet deri sa një vaksinë të zbulohet. Dhe do të duhet të pritet 2021 me sa duket që një vaksinë të jetë në dispozicion të qytetarëve, në masë të gjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA