Negociatat/ Cakaj në Komisionin e Integrimit Evropian: Pavarësisht pandemisë COVID-19, puna e Shqipërisë vazhdon

15/05/2020 13:59

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë sot në mbledhjen e rradhës së Komisionit për Integrimin Evropian.

Cakaj raportoi pranë Komisionit lidhur me punën madhore që është bërë deri më sot dhe detyrat e vendosura në të ardhmen, për të përparuar drejt anëtarësimit në BE.

“Pavarësisht pandemisë COVID-19, puna e Shqipërisë për ngritjen e grupit negociator, përgatitjet teknike për zhvillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve që janë përcaktuar nga përfundimet e Këshillit, ka vazhduar pandërprerë.”- siguroi Cakaj në një reagim në facebook lidhur me pjesëmarrjen e tij në këtë takim.

Gjithashtu, Kreu i diplomacisë shqiptare theksoi se fillimi i negociatave është jo vetëm kurorëzim i reformave madhore, që ka bërë Shqipëria në pesë prioritetet kyçe por, edhe hapje e detyrave të reja që kërkojnë punën e pakursyer të gjithsecilit e bashkëpunimin e të gjithëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA