Plani i UEFA-s për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të sezonit është i qartë dhe presidenti Aleksander Ceferin preroi ta ilustrojë, duke e shtuar disi dozën e presionit ndaj federatave anëtare. Sipas sllovenit, 80% e Ligave do të luajnë futboll dhe se titujt do vendosen në fushë.

“Shumica e Ligave europiane, le të themi 80% e tyre, do të përfundojnë sezonin. Kush nuk e bën është zgjedhje autonome, por do të duhet të luajë në kualifikuese nëse dëshiron të cojë skuadrat në kompeticionet e UEFA-s.

Numri 1 i futbollit europian dha shembujt e Paris Sën Zhermen dhe Lionit si dicka që nuk shkon, ndërsa premtoi kupat kontinentale në muajin Gusht.
Paris dhe Lion do luajnë në Champions League por nuk do zhvillojnë ndeshje zyrtare deri në Gusht.

Nuk besoj se është e drejtë që të ndalen kaq gjatë e më pas të luajnë ndeshje kaq të rëndësishme, por ky nuk është vendimi im. Sezoni europian do zhvillohet dhe nëse gjithcka shkon sipas planit, e kompletojmë në Gusht.

Kreu i UEFA-s nënvizoi se e rëndësishme është që institucioniq ë ai drejton të ketë renditjet finale nga cdo Federatë, për të bërë më pas kalendarin që është cënuar shumë nga situata e pandemisë.

Top Channel