Në sheshin e famshëm të Venecias, atë të Shën Markut, edhe pëllumbat janë zhdukur. Nuk ka më turistë që ti ushqejnë ndaj nuk kanë përse fluturojnë vërdallë.

Të dëbuar nga koronavirusi, vizitorët e huaj kanë braktisur një nga qytetet më të dashura të Italisë dhe shumë banorë lokalë, që më herët edhe bezdiseshin e madje ngrinin zërin kundër tyre, tani duan që të kthehen.

“Pa turistë, Venecia është një qytet i vdekur. Edhe pse hapja tani ka filluar, kush do të dalë për shëtitje me gondola? Të huajt, jo banorët e qytetit”.

Në kanalin e madh, heshtja është shurdhuese dhe mund të thyhet ndonjëherë nga të paktat barka që vazhdojnë të qarkullojnë. Pallatet e dekoruar përgjatë brigjeve, mes të cilëve hotele luksoze dhe institucione kulturore nuk punojnë.

Në Itali, turizmi zë rreth 13 për qind të GDP dhe 15 për qind të vendeve të punës, por ekonomia e të ashtuquajturit qytetit të kanaleve, ose qytetit mbi lagunë, është më e varur se kushdo tjetër tek ky sektor. Zyrtarët e Venecias thonë se 65 për qind e popullatës së qytetit punojnë në sektorin e turizmit.

Qyteti ka një ekonomi të bazuar tek turizmi. Ndoshta është e gabuar por ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Pa turistë ne nuk mund t’ia dalim”.

Prek vitesh në fakt, Venecia është ankuar për turizmin e tepruar. Aktualisht, në qytet, vetëm rreth 52 mijë njerëz jetojnë në qendrën historike të qytetit ndërkohë që popullata totale e tij është 260 mijë banorë. Por pavarësisht ankesave të hershme, përballë krizës aktuale ekonomike, prioriteti i qytetit është rikthimi i vizitorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA