“Jo më foto provokuese”/ Shkëndija Muja ”kthen faqe”, tashmë një besimtare e devotshme

15/05/2020 15:55

Këngëtarja Shkëndije Muja, është komentuar së tepërmi për fotot provokuese dhe ekspozimin e tepërt të linjave trupore, në rrjete sociale. Mirëpo duket sikur Shkëndija ka kthyer një faqe të jetës së sajë dhe i ka dhënë fund fotove provokuese të Instagramit.

Këtë gjë, ajo e konfirmoi dhe në studion e “Shqipëria Live”, nga ku ishte dhe e ftuar. Ajo u shpreh se ka fshirë çdo foto provokuese dhe tashmë i është fokusuar fesë islame, madje po ndjek dhe studime lidhur me të. Shkëndija shprehet se është lidhur më shumë me fenë, pas vdekjes së mamasë. Ndërkaq, edhe pse me një ndryshim radikal në jetën e saj, Shkëndija tha se nuk ka hequr dorë nga kënga, por përmbajtja e tyre do të jetë komplet gjë tjetër, nga realizimet e kaluara të saj. “Natyrisht do ti rikthehem, por jo si më përpara, do ti rikthehem realitetit që po jetojnë”, tha Shkëndija

“Unë ndihem shumë mirë, siç do ramazan po mundohem të përmbush këtë detyrimet fetare. Unë po i fokusohem më shumë fesë. Unë mendoj që gjithmonë kam qenë besimtare.

(E pyetur nëse do të rikthej fotot provokuese)

Jo nuk do të rikthej postimet, unë kam studiuar dhe studime fetare. Unë mendoj që nuk është ndryshim, është pasqyra që ne shohim veten. Unë edhe më herët thash kam lexuar shumë, pas vdekjes së nënës kam lexuar shumë në lidhje me fenë. Po i përkushtohem studimeve fetare, sesa jetës së mëparshme.

(E pyetur nga për jetën e mëparshme)

Jo unë mendoj që kam qenë të dash të jetoj ashtu. Kur je ndesh me fenë dhe krijuesin, secili person si bën gjërat me qëllim. Unë e ndjej veten më mirë në aspektin shoqëror dhe njoh më shumë. Intensiteti fetar po rritet shumë kanë ardhur në përfundim.

(E pyetur nëse do ti rikthehet këngës)

Natyrisht do ti rikthehem, por jo si më përpara, do ti rikthehem realitetit që po jetojnë.

(E pyetur nëse do të mbulohet me shami)

‘’Kjo është gjë që do të shihet, nuk i përcaktoj gjërat tani”, u shpreh Shkëndija.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel