E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte aktorja Linda Jarani. Aktorja këtë kohë në karantinë, ka zbuluar një talent të ri, grimin. Linda me anë të grimit, ka bërë një ndryshim rrënjësor të saj, duke u kthyer, si grua e moshuar, djalë apo burrë të moshuar. Ky talent, është nxitur nga një ide e ndërmarrë nga teatri Migjeni në Shkodër, vend ku dhe Linda është aktore.

Ndryshe nga kolegët e saj, që kishin menduar të “godisnin” publikun me një tregim apo poezi, Lindita thotë që zgjodhi për të eksperimentuar në këtë formë, sepse njerëzit nuk kanë më durim për poezi dhe tregime. Edhe pse aktorja thotë që nuk është ndonjë grimiere e zonja, me disa këshilla dhe video të ndjekura, ajo ia ka dalë më së miri qëllimit të saj

“Nëse ke detaje për të vënë, bizhu apo detaje të tjera, bëhet për afërsisht 20 minuta. Nuk është se kam pasion ndaj make-up. Unë jam aktore në teatrin Migjeni dhe vendosëm për të sjellë ide të ndryshme, për faqen në internet  të teatrit, për publikun shkodran e më gjerë. Shumë kolegë të mi zgjodhën poezi dhe tregime. Unë nuk jam dakord për poezi dhe tregime, sigurisht sjellin një mesazh, por puna është se këtë kohë, njerëzit kanë durim për të dëgjuar tregime dhe poezi. Po vrisja mendjen çfarë kam bërë unë në akademinë e arteve, për ta sjellë për publikun. Në akademi kemi lëndë të ndryshme, por një lëndë që unë nuk e kam bërë kurrë ishte grimi. Nuk e di se përse se kam bërë kurrë, sepse grimi është shumë i rëndësishëm. Kam pyetur grimrin Ben Shiroka, për këshilla. Në videot në youtube kam mësuar pak nga pak dhe sa bëra videon e plotë që e postova tek teatri”, u shpreh Linda.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel