Akordi në Parlament/ Newcastle, shitja bëhet ‘politike’

15/05/2020 12:36

Si të mos mjaftonin enigmat për sezonin e tronditur nga pandemia, tifozët e Newcastle përballen tani edhe me rebusin për të ardhmen e skuadrës së tyre, një ikonë në futbollin ishullor pranë shitjes te aksionerët e rinj.

Transferimi i propozuar i aksioneve te nëj konsorcium arab për vlerën e 300 milionë Paundëve po has tani në pengesa të rëndësishme politike, të cilat mund të sjellin të tjerë shkiopinj nën rrota për shitjen e klubit të Mike Ashley.

Një konsorcium, i mbështetur nga Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite ka arritur akordin me aksionerin kryesor ndërsa drejtuesit e Premier League kaluan të ashtuquajturën provën e pronarëve dhe drejtorëve për marrëveshjen. Zërave për të mos shitur klubin te princi i kurorës, Bin Salman që akuzohet për vrasjen e gazetarit disident Xhamal Khasogi, tani i shtohen të tjerë. Mbajtësi i të drejtave të transmetimit TV me bazë në Katar,
BeIN Sport, ka bërë thirrje që shitja të bllokohet për shkak të piraterisë me bazë saudite.

Tani, sipas The Times, Parlamenti po përgatitet të hyjë në skenë me Komitetin e Digjitalizimit, Kulturës, Medias dhe Sportit të vendosur të zhvillojë një seancë provash. Deputeti konservator Giles Watling ka nxitur seancën, veprim që pasoi letrën publike të të fejuarës së gazetarit të ndjerë, që i cilësoi pronarët e ardhshëm si vrasës.

Ndërhyrjet e fundit vijnë si një goditje tjetër për ndërmjetësen Amanda Staveley dhe grupin e saj PCP Capital Partners, të cilët iniciuan shitjen e Njukasëll ndërsa edhe durimi i pronarit aktual Mike Ashley tashmë është ezauruar.

Top Channel