Një virolog amerikan, i cili gjithmonë është treguar i kujdesshëm gjatë punës së tij, gjithsesi përfundoi i infektuar me koronavirusin. Joseph Fair është shprehur në emisionin ‘TODAY se beson se virusin korona mund ta ketë marrë nëpërmjet syve në një fluturim me shumë njerëz.
Virologu dhe epidemiologu 42-vjeçar, i cili u është përgjigjur epidemive të shumta në të gjithë botën, u sëmur rreth tre ditë pas një fluturimi për në shtëpinë e tij në New Orleans.
“Unë kam pasur një maskë, kam pasur doreza, kam bërë rutinën time normale të kujdesit… por padyshim, prapë mund ta marrësh nga sytë. Dhe sigurisht nuk kisha vënë syze gjatë fluturimit.”
“Ne priremi t’i kushtojmë vëmendje hundës dhe gojës, sepse kjo është rruga më e zakonshme,” tha ai. “Por ju e dini, piklat që bien në sytë tuaj janë po aq infektive”. Ai tha se linja ajrore “na kishte mbushur si sardele” dhe “instinktivisht, unë ndoshta do të duhej të isha larguar”. Por ai nuk e bëri.
Sipas ekspertëve mënyra kryesore e përhapjes së koronavirusit është “nga personi në person, kryesisht përmes piklave të frymëmarrjes të prodhuara kur një person i infektuar kollitet ose teshtin”.
Top Channel