Urimi për gruan dhe dokumentari për Rikard Larjan, regjizori i njohur i rrëfen të gjitha

14/05/2020 22:47

“50 qindarka për të bërë dashuri! Vjen muaji maj dhe unë prej 50 vitesh. që kur u bëre pjesë e imja, ndihem i lumtur. Ishte maj kur u martuam, është maji i përvitshëm që me bën krenar. Të jesh krenar për bashkëshorten duket normale, se gruaja është familja ,është nëna e fëmijëve të tu, është gjyshja e fëmijëve! Por çdo njeri ka të veçantat e tij. Kur u njohëm bashkë ishim studentë dhe në të gjithë historitë e moshës, nuk dihet vazhdimi”

Me këto fjalë të ndjera, regjisori dhe aktori i famshëm Mevlan Shanaj, ka zgjedhur për t’i uruar 72-vjetorin, gruas së tij Natasha Lakos.  Të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, çifti vijoi ende të shprehej me nota dashurie. Mevlani tregon se për shkak të punës, ka pasur kohë që ato bashkë, takoheshin shumë rrallë.

Por zbulon gjithashtu se edhe janë grindur, sidomos në art. Natasha dhe Mevlani kanë pasur fatin të jenë pjesë e disa filmave bashkë, Natasha në rolin e skenaristes, ndërsa Mevlani të regjisorit. Mirëpo gjatë këtyre realizimeve, ata kanë debatuar, përsa i përket vijueshmërisë së punës. Gjithashtu regjisori i njohur zbuloi se ka në plan sëbashku me Natashën, të bëjnë një dokumentar, për Rikard Larjan, i cili vetëm pak kohë më parë u nda nga kjo jetë në moshën 77-vjeçare.

“Nuk kam fare ndrojë t’i them Natashës, vazhdoj të dua unë ty. Unë di këtë gjë kur i thash Natashës unë që dua të martohem me ty, më tha çfarë thua more. Është shumë e vështirë të jesh artist, sepse të duhet të jesh egoist dhe e  ke kohën e mbingarkuar. Ne kemi qenë pjesë e disa filmave bashkë. Ka rastisur që nga kjo kohë e gjatë, ne kemi pasur mundësinë të grindemi, në skenar filmi. Përsëri do të kemi një grindje të re, për dokumentarin e Rikard Larjas”, tha Mevlani.

Ndërsa Natasha zbuloi çelsin e dashurisë mes tyre, e cila buron që para 50 vitesh kur janë takuar për herë të parë.

“Na ka ndihmuar puna, duke qenë se jemi të ndarë nga puna, mendoj se takimet tona kanë qenë si të reja. E kanë mbajtur të gjallë nuk ka qenë një martesë monotone”, u shpreh Natasha.

Top Channel