Të bësh dasmë krejtësisht zhveshur/ Çifti: Një eksperiencë magjike

14/05/2020 20:39

Një çift me një diferencë moshe 30 vite nga njëri-tjetri, të cilët u martuan krejtësisht nudo, po përgatiten të festojnë përvjetorin e tyre të parë. Nigel Seymour 59 vjeç dhe bashkëshortja e tij Rachel 30 vjeçe, nga Poole e Britanisë së Madhe, u takuan në  një festë të organizuar në ishullin “Grek” në vitin 2017.

Dyshja, të cilët janë anëtarë të “Natyrizmit Britanik”- një shoqëri për njerëzit që preferojnë të qëndrojnë lakuriq- u fejuan gjashtë muaj pas takimit tyre të parë, kur Nigel e propozoi Rachel, përpara 400 personave krejtësish të zhveshur. Gjithashtu, edhe në ceremoninë e tyre martesore, të organizuar qershorin e 2019, të pranishmit ishin nudo.

Teksa janë pak ditë larg përvjetorit të tyre të parë, Rachel tha: “Dasma jonë e zhveshur kishte një kuptim të përsosur, pasi nuk më duhej të shpenzoja para për të blerë fustanin e nusërisë”.

Më tej ajo shtoi:

“Të martohesh nën shoqërinë e miqve dhe familjarëve të tu, është akoma një përvojë magjike. Ndihem vërtetë e çliruar. Unë me Nigel, u takuam në ishull, më propozoi atje dhe ceremonia jonë ishte me të ftuar nudo, kjo është e gjitha”.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA