“Shqiptarët varfërohen, turizmi po lëngon”/ Basha nga Durrësi: Ramavirusi është vdekjeprurës; mendon të pasurojë vetëm oligarkët

14/05/2020 15:49

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kreu një takim me operatorët turistikë në Durrës.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se “turizmi në Durrës është padyshim sektori më i goditur nga pandemia dhe tërmeti i nëntorit. Deri më sot qeveria Rama nuk ka marrë asnjë masë konkrete për të ndihmuar operatorët turistikë, hotelerinë dhe biznesin e turizmit që janë dhe burimi kryesor i të ardhurave për familjet durrsake.”

Më tej vazhdon:

“Në takim me disa prej tyre u njoha me problemet e mëdha me te cilat po përballet turizmi në Durrës ndërsa shqetësimet e operatorëve deri më sot kanë rënë në vesh te shurdhër. Problemet e tyre janë të lidhura me mungesën e mbështetjes financiare, hapjen e kufijve tokësorë dhe koordinimin me Kosoven por dhe me Maqedoninë e Veriut, e Malin e Zi për të stimuluar turizmin kombëtar dhe rajonal.
Operatorët e turizmit në Durrës kërkojnë:

1. Ndihmën financiare, me qëllim mbajtjen në punë të punonjësve të sektorit dhe subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.

2. Sigurimin e likuiditetit përmes skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin.

3. Anullimin apo shtyrjen e detyrimeve tatimore qëndrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullisht.

4. Bashkëpunim me vendet e tjera, sidomos me fqinjët, për rakordimin e politikave dhe hapjen e mundësive për turizëm.

5. Rishikimin e tarifave për plazhet dhe heqjen e tarifave për vendet e vizitave apo institucionet kulturore që do të vizitohen nga turistët.”

Për ta përmbyllur me:

“Ramavirusi që ka prekur çdo sektor të ekonomisë shqiptare, për turizmin është vdekjeprurës për shkak të masavë kaotike dhe mosdhënien e ndihmës nga ana e qeverisë. Shqiptarët varfërohen, turizmi po lëngon ndërsa Edi Rama mendon të pasurojë vetëm oligarkët e tij duke i vënë në dispozicion pasuritë dhe lekët e shqiptarëve.”

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA