Periudhën e izolimit ky çift po e kalon në plazhin e Durrësit ku kanë një shtëpi pushimi, ndaj me heqjen e kufizimeve në qarkullim udhëtimin e parë do ta kenë drejt Tiranës ku dhe jetojnë.

“Presim që të shkojmë në Tiranë njëherë se andej jemi. Kemi dy muaj që nuk kemi shkuar fare. Do shkojmë në Pogradec në gusht nëse do të na lejojnë”.

Pas një periudhe të gjatë izolimi për shkak të pandemisë, të gjithë do të kenë nevojë për pushime. Në pritje të lajmit për pushimet verore dhe qarkullimin e lirë, të shumtë janë dhe ata që nuk do mund të lëvizin jashtë zonës së tyre të banimit. Sipas qytetarëve durrsakë, pasiguria për lëvizjen në kohë pandemie, ulja e të ardhurave dhe rikthimi në punë me kohë të plotë janë disa nga arsyet. Durrësi mbetet zgjedhja e parë dhe me më pak kosto për banorët e tij.

“Nuk e dimë a do jetë mundësia për plazh. Deri tani ka qenë koronavirusi. Për momentin këtu. Nuk do të lëvizim.

Kjo periudhë e pandemisë, ju ka dëmtuar?

“Jashtëzakonisht, nga të gjitha anët. Pushime s’ka siç kanë qenë. Veç me bukë e domate”.
“Po patjetër. Në punë”.

“Po pse nuk ishin pushime këto që kaluam?! Pushime janë këto. Unë 100 metra larg detit jam. Më mirë se këtu nuk ka. Qyteti jonë është më i bukuri”.

“Nuk e di. Unë jam shtatzënë dhe nuk e di si do të shkojë”.

“S’ka. Buxheti është cenuar. Shteti po na ngushton. Thuhet do lirohen masat, po asgjë s’po bën. Ky vit mendoj se do të jetë shumë i dobët dhe nuk besoj se do të lëviz. Do shijoj Durrësin, qytetin tim”.

Megjithate dëshirat për pushime në jug të vendit dhe jashtë tij nuk mbeten të izoluara as në këtë situatë.

“Do pushojmë me kismet. Me shumë mundësi në Durrës, po në qoftë se hapen rrugët për të lëvizur ndoshta dhe nga jugu i Shqipërisë”.

“Nëse hapen kufijtë do të shkoj në Greqi, ngaqë kam babin atje”.

“Dëshirë të madhe kemi dhe po na u hapën rrugët patjetër. Në Turqi kemi vajtur çdo vit, po sivjet kemi qejf në Itali. Kemi qenë shumë mirë këtë periudhë. Kam pasur fëmijët në shtëpi mbi të gjitha”. /Vali Qyrfyci/

Top Channel