Pamjet pikëlluese të fëmijëve francezë që ruajnë distancën sociale duke luajtur në kopësht

14/05/2020 19:28

Disa pamje të fëmijëve francezë që ruanin distancën sociale teksa luajnë në kopshtin e tyre, kanë tronditur publikun.

Të vegjëlit shihet që ulen të vetmuar në oborrin e lojës, secili në ‘kutitë e tyre të izolimit’, në një sinjal se ky mund të jetë fati i fëmijëve në të gjithë Evropën kur të rikthehen në shkolla.

Fëmijët në qytetin verior Tourcoing, pranë kufirit belg mbaheshin larg njëri-tjetrit në zona të shënuara me shkumës.

Tre dhe katër vjeçarët u rikthyen në kopësht pas dy muaj pushimesh, teksa qeveria ka zbutur kufizimet e koronavirusit.

Mësuesi dhe historiani vendas Laurence De Cock shkruante: “Kjo nuk kapërdihet, kjo s’mund të quhet as shkollë as kopësht”.

Ndërsa Lionel Top, gazetari i rrjetit BFM shpejgonte: “Për të respektuar distancën dhe njëkohësisht për t’u zbavitur, mësuesit vizatuan katrorë në tokë. Fëmijët luanin, kërcenin dhe qeshnin bashkë, por nga katrorët e tyre. Kjo nuk konsiderohet si dënim”.

Të tjerë komentues e quanin idenë “absurde” ose “e dalë nga një film horror”.

Zëdhënësi i ministrisë franceze të arsimit tha se nuk kishte udhëzime të tilla specifike për mësuesit, por secili mund të përdorte mënyrat e veta për sigurinë e fëmijëve.

FOTO GALERI
1/9
Kryqe janë vizatuar në tokë për ruajtjen e distancës mes fëmijëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA