Lediana befason: Ja kush është vendi që nuk lejoj askënd të futet

14/05/2020 19:48

E ftuar në “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon ishte ish- anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Lediana Fratari. E pyetur nga Bieta se cila është gjëja që nuk do të bënte kurrë, Lediana u përgjigj se kurrë nuk do tregonte gardërobën e saj.

Ajo i shikon veshjet, si një mënyrë shumë e mirë, për të rikujtuar momente të shkëputura nga copëza të jetës. “Siç janë librat, një parfum, që të rikthen në një moment, edhe mua veshjet më rikthejnë në momente të caktuara”, tregon Lediana.

“Nuk e kam bërë asnjëherë dhe s’do e bëja kurrë, të tregoja gardërobën time. Veshjet unë i kam koleksionuar për vite me radhë. Ashtu  si për disa persona, që librat, një parfum e rikthejnë në  një moment të caktuar, edhe mua veshjet më rikthejnë në një moment. Nuk lejoj asnjeri që të futet në gardërobën time”, u shpreh Lediana.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA