Francë/ Pushimet fillojnë në korrik dhe gusht… brenda vendit

14/05/2020 22:13

Francezët do te mund të shkojnë për pushime në Francë në korrik dhe gusht dhe drita e gjelbër për këtë është dhënë nga kryeministri Edouard Philippe.

Ai shtoi se udhëtimet për pushime do të ishin sidoqoftë të kufizuara në Francë dhe territoret përtej detit.

“Përsa i takon pushimeve, gjithnjë duke u mbështetur tek ecuria e epidemisë, ne mbështesim një qasje të arsyeshme: francezët do të mund të shkojnë me pushime në Francë në korrik dhe në gusht. Dhe kur unë them në Francë, e kam fjalën për vendin dhe territoret tona përtej detit”.

Franca njoftoi të enjten një plan shpëtimi 18 miliardë eurosh për sektorin e turizmit, një nga më të mëdhenjtë në botë që e ka pësuar më rëndë nga kriza e koronavirusit, përfshirë 1.3 miliardë euro investime publike direkte.

Gjithçka që godet turizmin, padiskutim godet zemrën e Francës – tha kryeministri Philippe ndërsa bënte të ditura masat duke nënvizuar se 95 për qind e hoteleve në vend, janë të mbyllura. Për planin, që u konceptua si një plan marshall për industrinë e turizmit, u ra dakord në një mbledhje të qeverisë franceze, të thirrur enkas për këtë temë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA