“Dinastia”, seriali i ri/ Premierë në ekranin e Top Channel, që nga kjo e premte

14/05/2020 21:05

Nga kjo e premte, në ekranin e Top Channel, vjen premierë një seriali i shumëndjekur dhe shumë vlerësuar, Dinastia. Në fakt, bëhet fjalë për një rikthim të serialit të famshëm dhe shumë të ndjekur të viteve 80 me të njëjtin titull.

“Dinastia”, serial hit ne Netflix, tregon historinë e dy prej familjeve më të pasura të Amerikës, Carringtons dhe Colby. Ata kanë çdo gjë, por duan edhe më shumë.

Me aktorët Elizabeth Gillies, Grant Shoë, Rafael de la Fuentes, Daniella, Alonso etj, seriali dinastia është edhe fitues i çmimit “People’s Choice”. Ai u transmetua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në sezonin 2017-2018.

Fallon Carrington, është një e re karizmatike, e destinuar të bëhet shefja e re e perandorisë globale energjitike të të atit, ose ashtu mendon ajo. Por kur i ati, Blake Carrington, thërret Fallon dhe vëllanë e saj, Steven, në Atlanta, Fallon tmerrohet kur mëson se takimi nuk kishte si qëllim shpalljen e promovimit të saj, por prezantimin me njerkën e saj të re, Cristal. Shumë intriga të tjera pasojnë në serialin që sjell jetën e dy familjeve më të pasura të Amerikës, ndërsa përplasen për kontrollin mbi pasuritë dhe fëmijët e tyre.

E treguar kryesisht përmes perspektivës së dy grave përballë njëra tjetrës, Fallon dhe Cristal, Dinastia, jo vetëm sjell ekstravagancën dhe shkëlqimin e pasurisë ekstreme, por ekspozon edhe prapaskenat e errëta të një bote të korruptuar, të ndërtuara mbi marrëveshje të fshehta.

Top Channel