E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte konsulentja Elona Varfi. Elona prej tre vitesh, jeton në Londër, sëbashku me bashkëshortin, Oltin. Ajo është një konsulente dhe merret me shitje të produkteve të ndryshme në ankand.
Puna e ka detyruar që të udhëtojë shumë dhe Elona zbuloi një nga udhëtimet më të “çmendura” që ka realizuar, ku nuk kanë munguar dhe lojërat në kazino:
“Jam nisur për në shkuar për një takim pune në Helly dhe kam përfunduar me një shoqëri vajzash nga Shqipëria. Shkuam në Vegas, më pas Miami dhe më pas në Nju Jork. Unë në valixhen time i kam të gjitha veshjet kisha dhe rroba banjo, sandale, kisha të gjitha gjërat në valixhe. Gjëja më e çmendur që bëmë ishte kazinoja. Luajtëm kazino deri në mëngjes, ishte shumë gallatë, kur bëhet për vetëm një herë është gallatë, por kur rrënohet ekonomia është problem. Unë fitova, fitova 150 dollar”, thotë Elona.
Top Channel