DURRËS- Një person ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se akuzohet për shkelje të rregullave në punë.
Sipas policisë i arrestuari është B. S., 68 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke punuar në hotelin në pronësi të tij, është dëmtuar shtetasi R. M., 63 vjeç (punëtor), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet një 68-vjeçar, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 68 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke punuar në hotelin në pronësi të tij, është dëmtuar shtetasi R. M., 63 vjeç (punëtor), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Top Channel