Gazetarja seksi: Me Ramën u takuam dhe qamë hallet, u ndjeva e privilegjuar

13/05/2020 18:38

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte politikania dhe gazetarja nga Kosova, Saranda Hoda, e njohur si Sasa. Gjatë fjalës së saj, Sasa zbuloi se gjatë periudhës së karantinës, ka parë në ëndërr kryeministrin Edi Rama. “U takuam dhe qamë hallet”, thotë Sasa. Po ashtu ajo zbuloi se në Kosovë, kur shikon një politikan në ëndërr, thonë që do të realizohet diçka e madhe dhe ajo shpreson për këtë.

“Më ka ngelur në mendje ëndrra me Edi Ramën. Unë shikoj shumë ëndrra. Kur zgjohem nga gjumi komentoj që pashë atë ëndërr e këtë ëndërr. Por më e bukura e gjithë këtyre ëndrrave ka qenë ëndrra me Edi Ramën. Kishte shumë njerëz, erdhi më takoi mua dhe më kërkoi për të biseduar, qamë hallet me pak fjalë. Unë u ndjeva e privilegjuar që Edi erdhi më takoi. Në Kosovë thonë që është mirë kur sheh politikan në ëndërr dhe realizohet ndonjë diçka e madhe”, thotë Sasa.

FOTO GALERI
3/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA