25 vite diferencë/ Milioneri dhe modelja në pritje të ‘ëmbël’

13/05/2020 16:45

Komentuesit në rrjete sociale i kanë “pagëzuar” me sinonimet “gjyshi me mbesën”, për shkak të diferencës 25-vjeçare në lidhjen e tyre romantike. Por milioneri italian Gianluca Vacchi, 52 vjeç dhe modelja venezueliane Sharon Fonseca, 27 vjeçe, duken më të lumtur se kurrë. Së fundmi ata kanë zbuluar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, një djalë.

“Sot është Dita e Nënës dhe sigurisht mendimi im i parë shkon për nënën time. Por më duhet të them se sa herë që kam menduar për një nënë të mundshme për djalin tim, ajo grua kishte karakteristikat e Sharonit. Faleminderit shumë për dashurinë që më ke dhuruar. I jam mirënjohës jetës për këtë dhuratë të bukur”, shkroi Gianluca në Instagram.

Gianluca, u lidh me Sharon në Prill të 2017. Ai në të kaluarën ka qenë në një lidhje me supermodelen Giorgia Gabriele, por u ndanë po në të njëjtën vit që u lidh me Sharon. Miliarderi, besohet se ka një pasuri 350 milionë euro.

FOTO GALERI
15/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA