Roli i secilit prej nesh është i rëndësishëm ne shoqëri. Por janë pikërisht situata te caktuara, te papritura, te panjohura…te cilat vijnë dhe na tregojnë se cilët janë ata pa te cilët nuk do te bënim dot. Këtë bëri Covid19 me personelin mjekësor!

Ne kushtet kur shumë pak dihet se nga erdhi kjo sëmundje, si u përhap, si u kthye ne pandemi, cilat do te jenë pasojat… pra ndërkohë qe pjesa me e madhe mundohet e mendohet te gjejë përgjigjet e këtyre pyetjeve…është nje grup njerëzish, nje lloj profesionistësh, te cilët nuk kishin aspak kohë për te menduar. E vetmja gjë qe pritej prej stafit mjekësor ishte te vepronin per të shpëtuar jetë.

E ishte kryeinfermierja e shërbimit infektiv në QSUT, Rita Sefa që priti dy personat e parë me korona virus mbrëmjen e 8 marsit.

“Ishte emocion shumë i fortë të prisje pacientë me covid”.

E më pas këto emocione e kanë shoqëruar në çdo ditë, por asnjëherë pa u stepur por në krye të detyrës pranë pacientëve të vetëm, pa familjarët në kokë.

“Do veçoja momentet kur ata i kanë sytë nga ne. Janë te rënë moralisht e ne vetëm jemi shpresa për ta”.

Shpëtimtarët e jetës kanë mburojë veshjet që i bëjnë të mos njihen, që u krijojnë vraga në fytyrë. Dhe e vetmja mënyrë e tyre identifikuese me pacientët është emri që shkruajnë mbi veshje.

Por Rita na tregon se vetë e kanë forcën për te përballuar frikën, por kjo e fundit nuk largohet për familjen.

Ndërsa ajo mendon se edhe pse situata duket nën kontroll, rastet e reja janë në rënie nuk duhet të tregohemi të shkujdesur sepse Rita dhe i gjithë personeli mjekësor ka hequr në lëkurë fillimin e kësaj sëmundje aty brenda infektivit.

“Nuk ka mbaruar akoma.. nuk duam te japim më lajme te hidhura”. /Kristi Gongo/

Top Channel