U dënuan sot në Ukrainë dy kanibalë babë e bir që therrën një ish-polic dhe gatuan pjesët e trupit të tij.
Maxim e Yaroslav Kostyukov, 42 dhe 21 vjeç, u dënuan nga 15 vjet secili për vrasjen e Yevgeny ‘Zhenya’ Petrov, 45 vjeç.
Ata të tre kishin qenë duke pirë sa bëshku kur pas një debati e kishin vrarë me thikë në lindje të Ukrainës.
Në gjykatë u tregua sesi i biri kishte mbajtur Petrov nga krahët teksa babai e kishte goditur dy herë në gjoks.
Yaroslav Kostyukov më pas kishte prerë kokën e ish-policit dhe copa nga trupi e organet e tij.
I biri pranoi më tej se kishte gatuar pjesët e trupit, kur ata kishin pritur në shtëpi një të pastrehë të quajtur Yura.
Yaroslav më vonë ndryshoi dëshminë e tij duke refuzuar se kishte gatuar pjesët trupore njerëzore, por tha se i pastrehu kishte ngrënë mishin. “Unë as nuk hengra fare, volla me kafshatën e parë”, tha ai.
Oficerët e policisë thanë se kishte prova të qarta për kanibalizmin e të dyve.
Teksa të akuzuarit ngërdhesheshin në kafazin e gjykatës, prokurorja Oksana Karnaukh tha: Në kodin kriminal të Ukrainës nuk përfshihet kanibalizmi, prandaj nuk mund ta përfshijmë këtë në akuzat. Por ne i akuzojnë për vrasje në rrethana të rënduara dhe zotërim të paligjshëm të armëve të zjarrit”.
Trupi pa kokë i viktimës u gjet në një qilar pranë pallatit të apartamenteve në Saltivka, pranë Krakov.
Rezidentja e shokuar që e zbuloi, Alexandra Grabeynik tha: “E pashë dhe trupi nuk kishte kokë. Hetuesit na pyetën përse nuk kishte kokë, por kur ngritën pantallonat e trupit panë që ishin hequr pjesë mishi nga këmba”.
Ish-gruaja e viktimës e cila e identifikoi atë nga koka, tashmë ka paditur autoritetet për traumë psikologjike dhe pagjumësi.
Top Channel