Tashmë gjyshe, por në të kaluarën një  kampione botërore e fitnesit, 63 vjeçarja Lesley Maxwell, nga Melbourne i Australisë, ka publikuar foto të para 40 viteve. Asokohe 23 vjeçe, e veshur me bikini, Lesley dukej vërtetë fantastike. Megjithatë, edhe pse vitet kanë kaluar, ajo ende vijon të ruajë një trup mjaft të tonifikuar.

Madje shumë ndjekës kanë ngritur pyetjen, a është ajo vërtetë 63 vjeçe?

Lesley numëron më shumë se 30 tituj të fituara në kampionate fitnesi. Sekreti sipas saj, është aplikimi i sa më shumë ushtrimeve fizike, si edhe një dietë e shëndetshme, e pasur me fibra dhe proteina. “Ne jemi në gjendje të mbajmë trupin tonë në formë dhe të duket gjithnjë i ri, pavarësisht moshës që kemi. Kjo vjen si rezultat i kujdesit tonë ndaj vetes. Ushqimi i pasur me fibra e proteina, është efektiv dhe thelbësorë. Me pak vullnet, të gjithë mund të arrini këto rezultate”, u shpreh 63 vjeçarja.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA