Zyrtari i MIE rezulton negativ, Albin Kurti del nga vetizolimi

11/05/2020 18:42

Zyrtari i Ministrisë së Integrimeve, për të cilin dyshohej se ishte i infektuar me Covid-19, sot ka rezultuar negativ.

Për këtë sot ishin vetizoluar kabineti i qeverisë bashkë me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin dhe ai i Ministrisë së Integrimeve Evropiane. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu. Kryeziu: Zyrtari i MIE nuk është identifikuar me koronavirus

“Konfirmoj që rasti për të cilin është diskutuar sot gjatë ditës, përkatësisht për zyrtarin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, tashmë kanë dalë rezultatet e testit të tij dhe ato kanë dalë negative. Zyrtari i MIE nuk është identifikuar me COVID-19”, tha ai.

Ndër të tjera, Kryeziu ka bërë të ditur se që nga nesër do të rifillojnë punën dhe se kryeministri në detyrë Albin Kurti do të dalë nga vetizolimi dhe të vazhdojë punën si zakonisht.Kryeziu: Nga nesër fillojmë punën si zakonisht

“Që nesër ne do të rifillojmë me punën tonë sikurse kemi bërë edhe gjatë ditëve të kaluara , gjithmonë duke pasur kujdes të shtuar në mënyrën se si ndërveprojmë me njëri-tjetrin”, tha Kryeziu.

Top Channel