Të shtunën që lamë pas këngëtari Yll Limani dha një performancë së bashku me Kidën në llogarinë e tij të Instagramit duke argëtuar pa fund fansat.

Gjatë daljes së tij live, artisti konfirmoi se këtë verë do të vijë me projekte të reja muzikore për të cilat nuk zbuloi detaje të tjera. Ai preferoi që kjo të mbetej surprizë edhe për pak.

Ai u shpreh se e pret me padurim verën edhe nëse nuk do të ketë shumë koncerte për shkak të situatës së pandemisë me të cilën po përballet e gjithë bota.

Me apo pa koncerte, Ylli do të jetë gjithmonë pranë fansave të tij me projekte dhe prurje muzikore.

Top Channel