Ndërsa gjendesha në Shqipëri nën hijen e një pishnaje të mrekullueshme në breg të Adriatikut, e shtrirë në rërë dhe duke soditur plazhin dhe valët dikur të ndaluara, mendoja për të shkuarën e dhimbshme të këtij vendi. M’u duk e nevojshme të kujtoja fatin e mjerë të shqiptarëve, me qëllim që vuajtjet e jetuara nën diktaturën staliniste të mos harrohen. Por, gjithashtu, puna e bërë nga ky vend për të rilindur meritonte të përshëndetej dhe duhet të tregoja se kultura e tij, e ngulitur thellë në atë të Evropës, ishte gjymtuar dhe tani po gjente fytyrën e saj të re.

Ky pasazh i shkëputur nga kujtimet e Odile Daniel, të botuara së fundi nga shtëpia botuese “55”, nën përktiimn e Tomi Nakuçit, na sjell edhe një herë hijen e së kaluarës komuniste në Shqipëri, ku Odile Daniel ka ardhur për herë të parë si studente e shkëlqyer, (kishte studiuar në Paris gjuhën shqipe) në fund të viteve 60-të. Odile është e njohur, gjithashtu, edhe për një histori dashurie (të ndalaur) mes saj dhe piktorit e arkitektit Maks Velo. Libri është një radiografi e Shqipërisë komuniste nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës.

DETAJET E LIBRIT

  • Autori:  Odile Daniel
  • Përkthyesi:  Tomi Nakuçi
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 106 50 6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 366

IN MEMORIAM/ Maks Velo – ARTISTI QË KËRKOI PËRSOSMËRINË NË ARTIN E VET

Është shenjuar si një prej paraprirësve të artit modern në Shqipëri. Kërkimet në formë, me një prirje të theksuar kthimi tek arti zanafillës i Njerëzimit dhe përfytyrimet tipike të naivizmit europian në artin e figurës; simbolet, gjuha metaforike, dhe mjediset surreale, sidomos në grafikë, janë bërë pjesë e personalitetit të tij krijues, ngaherë në shqetësim e në kundërshti me klishetë e imponuara ideologjikisht. Maks Velo, i pranishëm në media dhe në meset artistike të kohës, ka dëshmuar cilësi arti dhe mendimi, si krijues i përkushtuar ndaj suksesit dhe kërkimeve të reja në modernizimin e gjuhës së artit pamor shqiptar, të arkitekturës dhe të cilësisë së jetës shpirtërore përgjithësisht…

Me sytë e mëdhenj kurioz dhe vështrimin plot ankth dallueshëm prej tyre, ballin e lartë, dhe mendimin që e kish përfshirë për një jete tjetër tragjike që e priste, është ajo cfarë shihet në portretin e artistit Maks Velos, në moshën 43 vjeçare, në foton e arrestimit të tij në vitin 1978. Në Shqipërinë e atyre viteve ai përfaqësonte artistin bashkëkohor, kultura e të cilit e bënte të ikte nga arti i soc-realizmit e të dallonte lehtë format e reja në art.

Maks Velo mbeti një njeri që kërkoi drejtësinë në jetë dhe përsosmërinë në artin e vet. Mjedisit të artit shqiptar do i mungojë jo vetëm krijuesi me shpirtin bashkëpunues, por në mënyrë të veçantë “Mundimi” i tij, që gjendet sot në studiot e shkencëtarëve shqiptarë e të huaj, fitues i çmimeve të mëdha shkencore që jepen nga Akademia e Shkencave, sinonim i mundimit të kërkimit dhe krijimit në përgjithësi.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA